МИА - Македонска Информативна Агенција

Lajme më të reja:
RSS feed
EKONOMI

"Goldman Saks" i interesuar për NLB sllovene

Nju-Jork, 31 korrik 2010 (MIA) - Grupacioni amerikan bankar "Goldman Saks", të cilin shumë analistë e cekin si fajtorin kryesor për krizën me kreditë e hipotekave në SHBA para dy viteve, është i interesuar për ndërmarrjen e "Bankës së re të Lubjanës" (NLB) sllovene.

Sipas burimeve në Qeverinë sllovene, krahas "Goldman Saks" në lojë për ndërmarrjen e kapitalit shtetëror në NLB është edhe grupacioni belg bankar dhe i sigurimeve, KBC, i cili tashmë posedon 30,6 për qind të aksioneve në bankën sllovene.

Shteti i Sllovenisë në NLB ka pako të aksioneve prej 48 për qind nga kapitali i përgjithshëm.

Analistët financiar, gjasa më të mëdha për ndërmarrjen e kapitalit shtetëror në NLB i japin "Goldman Saks", duke pasur parasysh se aksionarët në bankën sllovene paraprakisht e refuzuan ofertën e KBC-së për riblerje të aksioneve, me çka kompania belge do të bëhej pronari shumicë i "Bankës së re të Lubjanës".

Shitja e kapitalit shtetëror në NLB, megjithatë mbetet nën pikëpyetje, sepse pasi që ajo e kaloi "stres testin", kryeministri slloven, Borut Pahor deklaroi se Qeveria akoma mendon nëse rikapitalizimin e bankës ta kryejë me mjete të veta apo me shitjen e aksioneve.

Pjesë e grupacionit NLB është edhe banka e Maqedonisë "Tutunska banka". ab/12:07

###

ONE

Deutsche Welle

ONE

Panairi i Shkupit

Oda Ekonomike e Maqedonisë



Neocom

Курсна Листа

VALUTA BLERJE SHITJE
AUD 43,88 44,32
JPY 57,42 57,99
CHF 47,55 48,03
GBP 73,78 74,52
USD 48,14 48,63
EUR 61,35 61,97
Invest in Macedonia

Superbrands

Gjurgja

Makavej

Apel

Macedonia Loves You