Moskë, 31 korrik 2010 (MIA) - Gjatë 24 orëve të fundit në Rusi shpërthyen 787 zjarre të reja, gjatë të cilave jetën e humbën tetë persona, kumtoi sot Ministria rus e gjendjeve të jashtëzakonshme.
Në kumtesë ceket se nga numri i përgjithshëm i stihive të zjarrit, ekipet zjarrfikëse tërësisht kanë shuar 387 prej tyre. Në shuarjen e zjarreve kanë marrë pjesë 16.000 persona, 3.500 automjete zjarrfikëse dhe 56 aeroplanë dhe helikopterë.
Për momentin në tërë territorin e Rusisë kanë marrë flakë gjithsejt 826 zjarre, 61 prej të cilave janë karakterizuar si të mëdha dhe kaplojnë sipërfaqe prej mbi 65.000 hektarëve.
Gjatë kësaj vere, kur në Rusi janë regjistruar temperatura rekorde të larta, shpërthyen mbi 23.000 zjarre, me ç'rast janë shkatërruar më shumë se 404.000 hektarë sipërfaqe, që është për 1,17 herë më shumë në krahasim me vitin e kaluar. ab/14:43
###