Shkup, 31 korrik 2010 (MIA) - Do të fokusohemi në punët të cilat Brukseli i ka vlerësuar si mangësi - administratën, gjyqësinë dhe disa punë të tjera, ndërsa lufta kundër krimit dhe korrupsionit do të vazhdojë me dinamikë të fuqishme, deklaroi sot kryeministri Nikolla Gruevski.
Ai ceku serinë e ligjeve në gjyqësi, të cilat për një deri dy vite duhet të zbatohen në praksë dhe të ndryshojnë shumë gjëra kruciale në atë sferë. Vendimet gjyqësore do të kenë zbatim të shtyer prej vitit 2011 apo prej vitit 2012, ndërsa kryeministri pret që ato të miratohen në shtator - tetor.
Gruevski theksoi se pas hyrjes në fuqi të ligjit për procedurën penale do të theksohet roli i ri të cilin duhet ta ndërmarrë prokurori publik. "Qeveria, përkatësisht Ministria e Punëve të Brendshme, heq dorë nga disa ingerenca të caktuara dhe ato u jepen në dorë prokurorit publik, diçka që është shembull në Itali dhe Gjermani, që ishte rekomanduar nga ekspertët evropianë kur ishin në mision këtu, si dhe nga dr. Françesko mandoi në vitin 2007", shtoi shefi i Qeverisë.
Për reformat në administratë, ndërkaq, është angazhuar eksperti nga Sllovenia, ish-ministër për administratë shtetërore, pas reformave të zbatuara me sukses në Slloveni. "Ai bëri plan të aksionit, ne e prezantuam dhe tani e presim raportin e SIFMA-s, të cilin e ka rekomanduar Bashkimi Evropian, në mënyrë që t'i inkorporojmë edhe atje të gjitha rekomandimet, e kështu së bashku me tërë këtë në tetor, shpresoj të kalojmë drejt disa ndryshimeve më konkrete ligjore dhe zbatimin e tyre", informoi Gruevski.
Sipas tij, administrata publike sipas të gjitha gjasave do të bëhet pjesë e Ministrisë së Shoqërisë informatike, ku, me siguri, do të bashkangjitet edhe pjesa për telekomunikime nga Ministria e Transportit dhe Lidhjeve për shkak të mbingarkesës së saj me kompetenca.
Në ypetjen gazetareske nëse dakordohet me pozicionet e ambasadorit të ardhshëm në NATO, Martin Trenevski dhe nëse qëndrimet e tija të prezantuara janë edhe politika të kreut qeveritar, Gruevski u përgjigj se nuk ka dallim në qëndrime dhe se Trenevski ato do t'i sqarojë në intervistat gjatë ditëve në vijim.
Gruevski u përgjigj edhe se nuk ka të re në negociatat për emrin dhe se nukmendon për rikonstruim të Qeverisë, siç kanë shkruar disa mediume. ab/15:40
###